Kevin De Bruyne ka insistuar se nuk ka rëndësi që Manchester City dështoi në transferimin e Alexis Sanchezit, pasi janë në gjendje për të fituar tituj edhe pa shërbimet e tij.
Kiliani zyrtarisht është transferuar te Manchester Unitedi gjatë kësaj jave dhe para transferimit City ishte në garë për të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDe Bruyne është i bindur që ekipi i Cityt ka kapacitet për të fituar tituj pa përforcime shtesë këtë muaj.
“Nëse nuk erdhi nuk ka rëndësi, ne ende bëjmë ato që duhet bërë, me ose pa të”, ka thënë De Bruyne kur është pyetur për Sanchezin. “Ai vendosi për Unitedin. Këtu kemi shumë lojtarë të mirë. Nëse duan të vijnë, vijnë, përndryshe ne do të bëjmë punë me këtë ekip”.