Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Biasi publikon listën për Luksemburgun dhe Izraelin

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë ka ftuar 23 futbollistë për dy ndeshjet e radhës.

Gianni De Biasi ka shpallur listën me lojtarët e grumbulluar për dy sfidat që kuqezinjtë i zhvillojnë në muajin qershor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shqipëria do të luajë sfidën miqësore kundër Luksemburgut dhe më pas sfidën ndaj Izraelit disa ditë më vonë për eliminatoret e Botërorit ‘Rusi 2018’.

Ashtu siç pritej, trajneri italian ka rikthyer Ergys Kaçen, ndërsa ka lënë jashtë përsëri Taulant Xhakën.

I ftuar për këto dy ndeshje është edhe talenti nga Kosova, Liridon Latifi.

Portierë : Strakosha, Hoxha, Shehi.

Mbrojtës : Aliji, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj, Mavraj, Veseli.

Mesfushorë : Basha, Kaçe, Memushaj, Roshi, Lila, Lenjani, Kukeli, Abrashi.

Sulmues : Llullaku, Cikalleshi, Sadiku, Latifi, Grezda, Hyka.