Gianni De Biasi i del në mbrojtje Thomas Strakoshës pas kritikave të fundit mbi lojën e tij, sidomos pas humbjes 0-3 të Lazios me Interin në Olimpico.
Sipas ish-trajnerit të Shqipërisë, portieri kuqezi thjesht ka nevojë për më shumë eksperiencë, transmeton KP.
“Mendoj se Thomas Strakosha gjatë sezonit të kaluar tregoi se mund të bëjë gjëra të mëdha, është një portier i madh, por ende i ri”, ka thënë De Biasi. “E kam parë që është përmirësuar shumë në lojën me këmbë, por, gjithsesi, ka nevojë të luajë në vazhdimësi dhe të fitojë më shumë eksperiencë”.
Për të treguar se Strakosha nuk meriton kritika, por vetëm besim, që të përmirësohet më tej, De Biasi e krahason me Gianluigi Donnarumman.
“Nuk më duket që portierët e tjerë të rinj kanë bërë më mirë se ai, mjafton të shohësh Donnarumman”, shprehet ai.