Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Davis, përforcimi i dytë i huaj te Ylli

Plejmejkeri amerikan Rashun Davis, është përforcimi më i ri i kampionit të Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli.

Davis do të jetë pjesë e Yllit për sezonin 2021/22, ka njoftuar të shtunën ekipi nga Suhareka. Davis ka përvojë të madhe në Evropë, pasi ka bërë karrierë në Sllovaki, Sloveni, Hungari dhe edicionin e fundit ishte pjesë e skuadrës Shiroki nga Bosnjë e Hercegovina.

Davis është përforcimi i dytë i huaj, dhe i katërti deri më tani te Ylli për sezonin e ri. Para tij, Ylli ka zyrtarizuar edhe Barret Bensonin, Ardit Pepajn e Mikaile Tmushiqin.