Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Davies, ylli i Bayernit që u lind në kamp refugjatësh

Të pakta janë rrugët drejt majës së futbollit profesionist që mund të krahasohen me rrëfimin e Alphonso Daviesit, të riut të Bayernit që shkëlqeu në fitoren ndaj Chelseat (3:0) të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve. I lindur në një kamp refugjatësh në Ganë në vitin 2000, pas largimit të prindërve të tij nga

Lufta e Dytë Civile në Liberi, Davies si pesëvjeçar migroi në Kanada. Davies iu bashkua të rinjve të ekipit Vancouver Whitecaps në vitin 2015, në moshën 14-vjeçare, përpara se të debutonte në të njëjtin vit në MLS. Ai, kulmin e arriti në verën e vitit 2018, kur shpërtheu në futbollin amerikan. Pikërisht, kjo ishte koha kur Bayerni u pajtua të paguajë dhjetë milionë euro, rekord ky për një futbollist nga MLS-ja. Davies, në janar të vitit të shkuar, e pa veten menjëherë përkrah lojtarëve të Bayernit.

“Kur erdha te Bayerni, në fillim nuk mund të besoja. Kur u futa në zhveshtore, personi i parë që e pashë qe Arjen Robben dhe nuk u besova syve se çfarë po shihja. Ai erdhi tek unë, më përshëndeti dhe u prezantua”, tha Davies. “Kur firmosa kontratën, postova një fotografi timen në ‘Instagram’ me fanellën e re dhe më erdhën shumë komente”....(gjerësisht sot në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm