Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka përshkruar David Silvan si mesfushor të kompletuar pasi ai i ka shtuar golat në lojën e tij gjatë javëve të fundit.
Spanjolli ka realizuar në tre ndeshjet e fundit dhe kjo ka shtyrë Guardiolën që ta lavdërojë Silvan për formën e tij, duke e cilësuar 31-vjeçarin si “një kafshë” kur ai del para portës.
“Ai ka gjithçka, është një garues i madh”, ka thënë Guardiola për BBC-në. “Të gjithë flasin për aftësitë e tij, nuk ka dyshim për këtë. Edhe një i verbër do të shihte këtë”.
“Por nuk mund ta imagjinoni se sa garues i madh është. Duket si lojtar me stil, por është kafshë sa i përket fitimit të ndeshjeve”.
Artikuj të ngjashëm