Mbrojtësi i Chelseat, David Luiz, raportohet se do të mungojë për disa javë pasi ka thyer kyçin e dorës të dielën në barazimin pa gola me Arsenalin.
30-vjeçari thuhet se ka dëmtuar dorën në një përplasje me një fotograf afër fushës. Megjithatë, ai kishte vazhduar të luante deri kur ndërhyri ashpër në Sead Kolasinacin për t’u ndëshkuar me karton të kuq.
Braziliani tani është i suspenduar për tri ndeshjet e ardhshme, ndërsa “The Sun” shkruan se Luiz do të mungojë më gjatë për shkak të operimit që do të ketë.