Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Dardanët” e presin Spanjën me panon “Mirë se vini në Republikën e Kosovës”

Tifozët e Kosovës, “Dardanët” e kanë pritur përfaqësuesen e Spanjës me panon “Welcome to Republic of Kosovo” (Mirë se vini në Republikën e Kosovës).

Ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe është e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2022.

Në ndeshjen në Sevilla, Spanja kishte fituar 3:1.