Në Munich të Gjermanisë sot është hedhur shorti raundin e parë të eliminatoreve evropiane për botërorin "Kina 2019".
Kosova është caktuar të jetë në Grupin C, aty ku janë edhe Polonia, Lituania dhe Hungaria.
Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Dardan Berisha, do të luajë kundër ish përfaqësueses së tij.
Basketbollisti më i mirë i Kosovës, kapiteni Dardan Berisha ka luajtur për kohë të gjatë për Poloninë.
Këtë përfaqësuese e la kur Kosova u pranua në FIBA.