Te Kosova mburren për bilancin prej nëntë ndeshjeve pa humbje gjatë 2018-s. Por vit shumë të suksesshëm ka pasur edhe Danimarka, me të cilën Kosova luan miqësore të enjten në Prishtinë, shkruan Koha Ditore.
Danimarka i ka luajtur plot 14 ndeshje gjatë vitit 2018, ka pasur përballë kundërshtarë dukshëm më të fortë se Kosova dhe ka bilanc pozitiv. Madje televizioni danez "TV2" ka shkruar të martën në sajtin zyrtar se "gjatë vitit të kaluar nën drejtimin e Age Hareides, Danimarka kishte gjashtë fitore, shtatë barazime dhe asnjë humbje".
Kjo seri në fakt mund të jetë e saktë me dy përjashtime. Në pjesën e parë të vitit të kaluar Danimarka luajti katër miqësore. Fitoi ndaj Panamasë e Meksikës, ndërsa barazoi pa gola me Kilin e Suedinë.
Më pas u paraqit në botëror ku fillimisht fitoi 1:0 ndaj Perusë e më pas barazoi 1:1 me Australinë dhe 0:0 me Francën, që u shpall kampione e botës....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)