Danimarka nuk ka lejuar befasi në ndeshjen ndaj Austrisë. Danezët kanë fituar 2:0, të hënën mbrëma në Kopenhagë. Me këtë fitore, Danimarka e mban pozitën e parë në Grupin 1 të Ligës A në Ligën e Kombeve. I ka nëntë pikë nga katër ndeshje.
Austria renditet e treta me katër pikë nga katër ndeshje.
Jonas Wind realizoi golin e parë për Danimarkën në minutën e 21-të.
Për 2:0 shënoi Andreas Skov Olsen në minutën e 37-të. Gola tjerë nuk u shënuan dhe kështu ndeshja u mbyll që në pjesën e parë.
Artikuj të ngjashëm