Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Danimarka mposht Francën dhe stoliset me medaljen e bronztë

Danimarka është kthyer në podium në Kampionatin Evropian për herën e parë që prej vitit 2014.

Të dielën, danezët triumfuan përballë Francës me rezultatin 35:32.

Ishte ndeshje që shkoi në vazhdime dhe u zhvillua në Budapest. Moment historik për skandinavët të cilët nuk kishin fituar asnjëherë përballë Francës në ndonjë ndeshje të Evropianit, në pesë ndeshjet e kaluara.

Pasi koha e rregullt përfundoi me rezultatin e barabartë 29:29, Rasmus Lauge dhe Jacob Holm bashkë me portierin Niklas Landin, udhëhoqën Danimarkën në fitore, pas vazhdimeve.

Lauge dhe Holm u dalluan me shënime, kurse Landin bëri katër pritje vendimtare.

Në ndeshjen e parë në rikthim pas katër takimeve ku mungoi për shkak të koronavirusit, Kentin Mahe e fitoi epitetin e lojtarit më të mirë të ndeshjes, pasi shënoi tetë gola dhe asistoi shtatë herë.

Në 26 gjysmëfinale të luajtura në të gjitha garat, Franca vetëm për herën e pestë përfundon në vendin e katërt.

Artikuj të ngjashëm