Danimarka ka fituar përballë Finlandës në ndeshjen e drejtpërdrejtë për vendin e parë në tabelën e Grupit H.
Danezët të dielën mbrëma fituan në udhëtim te Finlanda me rezultatin 1:0.
Golin e fitores e shënoi mesfushori i Tottenhamit, 28-vjeçari Pierre-Emile Hojbjerg, në minutën e 86-të. Ai pranoi topi nga Joakim Maehle, dhe me gjuajtje të saktë mposhti portierin kundërshtar. Danimarka pas gjashtë ndeshjeve ka 13 pikë në vendin e parë.
Finlanda ka 12 pikë, aq sa ka edhe Kazakistani.
Artikuj të ngjashëm