Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Danilo monitorohet nga Klopp

Klubi anglez, Liverpool është duke e monitoruar me kujdes situatën e mbrojtësit te Real Madridit, Danilo.

Mediat britanike shkruajnë se braziliani nuk është i lumtur tek ‘Los Blancos’ që nga transferimi i tij nga Porto sezonin e kaluar, pasi që ai akoma nuk ka siguruar një vend titullari në skuadrën e Zinedine Zidane, transmeton KosovaPress.

Danilo ka bërë vetëm nëntë paraqitje në La Ligë këtë sezon të garave, dhe thuhet se Real Madridi është i gatshëm ta shes brazilianin në rast se vjen një ofertë në vlerë 21 milionë euro.

 Liverpool është në mesin e klubeve të interesuara për 25-vjeçarin, dhe se trajneri i ‘Reds’ Jurgen Klopp është një admirues i Danilo-s.

Artikuj të ngjashëm