Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Daniil Kvyat kthehet në garën me formula

Vozitësi rus, Daniil Kvyat, do të rikthehet në Formula 1 me skuadrën e Toro Rossos sezonin e ardhshëm, ka thënë ekipi të shtunën.

24-vjeçari do të jetë zëvendësues i francezit Pierre Gasly, i cili lëvizi shkoi te Red Bulli, menjëherë pasi australiani Daniel Ricciardo iu bashkua Renaultit, transmeton KTV.

Kvyat pati karrierë të kontrolluar deri më sot, dhe ka garuar për të dyja ekipet e Red Bullit para se të largohej në vitin 2017-të. Ai ka punuar me Ferrarin si vozitës i zhvillimit këtë vit.

Artikuj të ngjashëm