Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dani Alves i vë ultimatum Juves

Ylli i Juventusit Dani Alves raportohet se i ka vënë ultimatum skuadrës së tij që t’ia vazhdojë kontratën deri në vitin 2019, apo do të largohet drejt ndonjë skuadre tjetër.

Mbrojtësi i krahut iu bashkua Juves verën e shkuar si lojtar i lirë pas largimit nga Barcelona dhe ndihmoi “Zonjën e Vjetër” që të fitojë Serien A, Kupën e Italisë dhe të arrijë finalen e Ligës së Kampionëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas “UOL” në Brazil, 34-vjeçari i ka thënë Juves se nëse nuk ia zgjasin kontratën deri në vitin 2019, ai do të largohet tani dhe nuk do të presë edhe një sezon.

Për të është raportuar se janë interesuar Chelsea, Manchester City dhe disa skuadra në Kinë.

Në këtë sezon ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar shtatë herë në 33 ndeshje për Juven.