Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Damir Mulaomeroviq, drejtuesi i ri i kombëtares së Kosovës në basketboll

Damir Mulaomeroviq, 43-vjeçari nga Tuzla e Bosnje e Hercegovinës, do të drejtojë kombëtaren e Kosovës në Basketboll për vitin e ardhshëm.

Mulaomeroviq këtë ia ka konfirmuar “Kohës Ditore” ndërsa ka theksuar se karrierën e tij në Kosovë do ta nis më 29 gusht.

Testin e parë me Kombëtaren e Kosovës, Mulaomeroviq do ta ketë në parakualifikimet për Eurobasket, ku skuadra jonë do të përballet me Rumaninë dhe Maqedoninë.

Angazhimi i fundit i Mulaomeroviqit ishte klubi Cibona i Zagrebit.