Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dallku vazhdon kontratën me Dukagjinin

Armend Dallku e ka vazhduar kontratën me Dukagjinin e Klinës. Dallku dhe gjithë stafti i trajnerëve e kanë vazhduar konratën me klubin nga Klina edhe për një vit.

“Sot është arritur marrëveshja ne mes të klubit tonë dhe shtabit teknik që të vazhdojnë punën edhe për një vit. Drejtori sportive sot edhe zyrtarisht është dakorduar që në bankën tonë të vazhdojnë punën e tyre, z.Armend Dallku (kryetrajner) së bashku me ndihmësit e tij, z.Artan Luzi dhe z.Agon Ramadani i cili njëkohësisht është edhe trajner i grupmoshave, më saktësisht juniorat. Klubi Dukagjinit ju dëshiron shumë suksese, dhe shpresojmë që së bashku te kemi një vit me rezultate te mira ne elitën e futbollit kosovar”, thuhet në komunikatën e Dukagjinit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dallku arriti që Dukagjinin të ngjitet në elitën e futbollit të Kosovës, ndërsa arriti me klubin nga Klina edhe në finale të Kupës së Kosovës, ku u mposht nga Llapi.