Mbrojtësi Ardin Dallku ka shkëputur kontratën me skuadrën ukrainase, Vorskla Poltava.
Ardini te Vorskla kishte shkuar si emër i panjohur, ndërsa ka depërtuar deri në ekipin e parë.
Te Vorskla i ishte bashkuar vëllait të madh, Armendit, që tash është kapiten i Prishtinës.
Në të vërtetë Vokskla për kohë të gjatë ka pasur futbollistë shqiptarë në përbërje. Armend Dallku e Debatik Curri vlerësohen lojtarët më të mëdhenj të këtij klubi në dekadat e fundit, ndërsa për shumë vite te kjo skuadër ka luajtur edhe Ahmed Januzi.
Ardin Dallku (24) nuk ka pasur sukseset e tre të parëve, por ia ka dalë të luajë në kampionatin ukrainas në tri edicione. Në edicionin 2016/17 regjistroi 12 paraqitje, në edicionin 2017/18, 28, ndërsa në edicionin e fundit 24.
Edhe
Ish-futbollisti rus: Daku nuk i plotëson kërkesat e Spartakut
Nuk ka luajtur rregullisht dhe kjo i ka kushtuar që të humbasë vendin në përfaqësuese të Kosovës, pasi u ftua një kohë.
Vorskla ka njoftuar se me Dallkun është shkëputur kontrata me marrëveshje të dyanshme. Edhe lojtari përmes Facebookut ka njoftuar se është ndarë me Vorsklan.