Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dallku: Kemi lënë prapa të keqen, fitoret do të vijnë

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku është i kënaqur me progresin e ekipit.

Ai ka thënë se ekipi tij po krijon raste për gola.

Dallku ka theksuar se Dukagjini ka lënë të këqijat prapa dhe fitoret do të vijnë.

“Ne gjithmonë bëjmë analizat tona dhe kemi progres, ndonëse me rezultate jemi aty. Kemi shumë raste shënimi dhe është e paimagjinueshme që nuk bëhen gola. Sot kemi shënuar gol nga një skemë e përgatitur. Kemi kërkuar nga Mërlaku të jetë konkretizues. Djemtë duhet të jenë të qetë. Kemi lënë të keqen prapa dhe fitoret do të vijnë shpejtë”, ka thënë Dallku.