Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dallku: Kam rezervat e mia për gjyqtarin Nuza

Trajneri Armend Dallku edicionin e kaluar e fitoi Kupën e Kosovës, por në edicionin e sivjetmë nuk e përsëriti suksesin. Dallku e fitoi me Prishtinën Kupën e Kosovës në vitin e kaluar, por humbi nga Llapi të mërkurën në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pas ekzekutimit të penalltive.

“Normalisht se është ndjenjë e hidhur. Ishim shumë afër të triumfonim. Jam i lumtur për djemtë, sepse me të vërtetë luajtën ashtu siç jemi marrë vesh. Por unë kam rezervat e mia për referim. Llapi i Superligës dhe Dukagjini i Ligës së parë janë njësoj. Por, nuk e kemi pasur tretmanin e njëjtë. Gjyqtarin Nuza e kam mik, e respektoj, edhe është më i miri në Kosovë. Por, sot i kam rezervat e mia. Jemi të zhgënjyer që tifozët nuk kanë qenë të pranishëm, por e kemi ndjerë praninë e tyre gjatë tërë kohës, gjithmonë kanë qenë afër djemve. Penalltitë janë me fat. Jam i lumtur sepse luftuam dhe treguam se nuk është dallimi shumë i madh me skuadrën e Dukagjinit”, u shpreh pas ndeshjes trajneri Dallku. Dukagjini është në vendin e dytë në Ligën e Parë, Grupi A, me 55 pikë, dy më pak se Malisheva lidere. Megjithatë, ende është në garë për të hyrë në Superligë në edicionin tjetër.

Artikuj të ngjashëm