Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dallku ia siguron fitoren Prishtinës

Lojtari veteran Armend Dallku ia ka siguruar fitoren Prishtinës në minutën e fundit të takimit me Vëllaznimin.

Mbrojtësi realizoi në minutën e 90 për ta këndellur Prishtinën që nuk dinte për fitore në tre ndeshjet e fundit.

Pas humbjes së javës së kaluar ndaj Llapit dhe barazimeve të mëparshme me Feronikelin dhe Gjilanin, ekipi nga kryeqyteti siguroi pikët e plota ndaj ekipit nga Gjakova.

Me këto tre pikë Prishtina kalon në pozitën e pestë me 15 pikë.

Në ndeshjen tjetër Drenica mposhti Vëllazninë e Pozheranit me rezultat 1 me 0. Golin e fitores për Drenicën e realizoi Visar Berisha.

Artikuj të ngjashëm