Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dallku ia dedikon fitoren tifozëve dhe lojtarëve

Dukagjini arriti fitoren e parë në Superlgië, duke e mposhtur Dritën 2:1.

Trajneri i ekipit nga Klina, Armend Dallku, thotë se fitoren ia dedikon tifozëve dhe lojtarëve.

“Jemi të lumtur që shënuam fitore ndaj një kundërshtari të fuqishëm. Kemi pritur shumë gjatë për këtë fitore, pasi kishim bërë ndeshje të mira por kemi barazuar ose kemi humbur. Kjo fitore i dedikohet gjithë tifozëve dhe lojtarëve që u sakrifikuan dhe mendoj që është meritë e tyre”, u shpreh Dallku.

Ai tregon se vendosen që fusin në lojë Chibuezen, i cili shënoi edhe golin e fitores.

“Problematika e parë ishte me zëvendësuar mbrojtësin që u ndëshkua me karton të kuq. U desh ta ndërrojmë skemën e lojës. Vendosëm që ta fusim në lojë Chibuezen dhe ta shfrytëzojmë shpejtësinë e tij. Edhe dëshira e tij për të bërë gol dhe për ti ndihmuar ekipit ishte e madhe dhe ia doli”, tha Dallku.