Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dallasi vendos rekord në NBA

Dallas Mavericks ka vendosur të dielën një rekord në NBA, për epërsinë më të thellë të arritur brenda një pjesëloje.

Dallasi në ndeshjen ndaj LA Clippersit kishte krijuar epërsi prej 50 pikëve (77:27) pas përfundimit të pjesës së parë, epërsia më e madhe që kur filloi epoka e kronometrit në basketboll në mesin e viteve 1950-ta.

Clippersi u përmirësua në pjesën e dytë, por prapë në fund pësoi humbjen më të thellë të veten në NBA, 124:73.

Luka Donçiq me 24 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime ishte më i miri te Dallasi.