Tifozët e futbollit mund të presin një lojë të mirë ndërmjet Kosovës dhe Bregut të Fildishtë në stadiumin “Niedermatten” në Wohlen (AG).
Kjo ndeshje do të zhvillohet më 3 qershor nga ora 15:00, shkruan albinfo.ch.
Bregu i Fildishtë ishte renditur në vendin e dytë në Kupën e Botës pas Marokut, derisa Kosova për herë të parë mori pjesë në kualifikimet e Botërorit.
Tashmë biletat kanë dalë në shitje për këtë ndeshje që kushtojnë nga 30 dhe 60 franga, derisa kapaciteti i stadiumit është më pak se 4 mijë tifozë.
Kosova do të luajë më parë një miqësorë tjetër, me Shqipërinë, më 29 maj nga ora 20:00 në Cyrih.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova do të luajë edhe një miqësore tjetër në Zvicër
-
Austria nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Kosovës
-
FFK-ja njofton për shitjen e të gjitha biletave për ndeshjen në “Fadil Vokrri”
-
Dalin në shitje biletat për Kosovë – Zvicër
-
Tifozët e Kosovës mund të blejnë biletat për ndeshjen me Zvicrën