Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Daku vazhdon me gola në Slloveni

Mirlind Daku ka shënuar një tjetër gol në elitën e futbollit të Sllovenisë. Ai shënoi golin e parë për Muran që fitoi 3:1 ndaj Celjes.

Daku shënoi golin në minutën e 52-të, ndërsa ndeshja i takoi javës së 12-të të kampionatit slloven. Për sulmuesin 24-vjeçar ishte goli i tetë në 11 ndeshje, ndërsa dy gola të shënuar në tri paraqitje i ka edhe në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Daku u paraqit deri në fund të takimit, ndërsa Dardan Shabanhaxhaj u inkuadrua në minutën e 76-të. Pesë minuta pa përfunduar takimi për Muran luajti edhe Leard Sadriu.