Leon Dajaku e ka shënuar golin e parë për Hajdukun e Splitit.
Të dielën mbrëma në kuadër të xhiros së katërt të kampionatit kroat, Hajduku fitoi 3:0 ndaj Slaven Belupos. Kapiteni Marko Livaja shënoi në minutën e 55-të dhe të 64-t për rezultatin 2:0.
Sulmuesi i krahut, Dajaku, në lojë hyri në minutën e 80-të, ndërsa shënoi për 3:0 në minutën e 89-të.
Emir Sahiti luajti prej fillimit të pjesës së dytë për Hajdukun. Arbër Hoxha startoi te Slaven Belupo, ndërsa Arb Manaj luajti prej minutës së 62-të. Hajduku ka fituar tri ndeshjet e deritashme dhe është lider me nëntë pikë.