Kontributi dhe angazhimi nuk i kanë munguar te asnjë skuadër ku ka bërë karrierë, por loja e mesfushorit Taulant Dajaku më së miri vihet në pah me fanellën e Drenicës.
Këtë e pranon edhe vetë Dajaku, i cili si dëshminë më të fortë e ka edicionin e shkuar, ku krahas shtatë golave të shënuar, dha edhe 23 asistime për bashkëlojtarët. Ai pranon se te Drenica kontributi i tij vërehet më shumë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Te Drenica luaj në një pozitë prej së cilës e bëj regjinë e lojës dhe kjo për faktin së bashkëlojtarët kanë besim në mua dhe së bashku ndërtojmë një raport të tillë në fushë, që unë iu shërbej dhe ata shënojnë", është shprehur Dajaku. "Mendoj se te çdo ekip kam pasur pjesën time të kontributit në sukses, por te Drenica kjo gjë vihet re më shumë për shkak se kam më shumë vetëbesim dhe mund të shtrij idetë e mia për futbollin që duam të aplikojmë".
Rolin e tij Dajaku e quan "specifik"...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.