Menaxheri i Skënderbeut, Ilir Daja ka thënë se ekipi shqiptar kërkon tre pikët ndaj ekipit nga Serbia.
Daja është shprehur se ata janë duke tentuar që të mos mendojnë rreth tensioneve që ka kjo ndeshje, duke kërkuar nga lojtarët e tij që t’ia shpërblejnë mbështetjen tifozëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Natyrisht që situata në grup na jep mundësinë të pretendojmë kalimin më tej dhe ne do të bëjmë maksimumin për t’u renditur të dytët. Marrja e 3 pikëve është një hap i rëndësishëm në rrugën drejt kualifikimit, kjo edhe për faktin se Young Boys do të luajë ndaj skuadrës më të fortë të grupit dhe mund të dalë pa pikë”, ka thënë Daja.
Skënderbeu bënë pjesë në Grupin B në Europa Ligë, ku kryeson Dynamo Kiev me gjashtë pikë, ndjekur nga Young Boys me dy, dhe Skënderbeu dhe Partizani që kanë nga një pikë të grumbulluar.