Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Daja: Fituam një ndeshje të vështirë

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka vlerësuar fitoren ndaj Malishevës. Kampioni aktual fitoi 3:2 ndaj Malishevës, të dielën në Suharekë.

“Ne vazhdojmë me rezultate pozitive, me gjithë ngarkesën që kemi. Kemi kaër fitore e një barazim. Ishte ndeshje e vështirë pasi edhe Malisheva luan futboll të hapur. Prapë pozitiv është fakti që përmbysim nga 0:1 kalojmë në avantazh. Në momentet e fundit u ndje lodhja dhe kjo është krejt normale. Nuk kemi bërë shumë rotacion pasi kemi vlerësuar Malishevën për atë që ka bërë”, ka thënë Daja.

Ai ka theksuar se për Ballkanin, si për çdo skuadër tjetër është e vështirë të zëvendësohen tre lojtarë shumë të rëndësishëm. Ka thënë se lojtarëve të ardhur u duhet ende kohë.

Artikuj të ngjashëm