Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dabour transferohet te Hoffenheimi

Sulmuesi Munas Dabour është përforcimi më i ri i ekipit nga Bundesliga, Hoffenheim, kanë raportuar të martën mediumet e huaja.

Dabour te Hoffenheimi është transferuar nga Sevilla për 11 milionë euro dëmshpërblim.

27-vjeçari nga Izreali, me ekipin gjerman ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2024.

Ai para fillimit të këtij edicioni ishte transferuar te Sevilla nga Red Bull Salzburgu për 17 milionë euro dhe ka realizuar tre gola e ka dhënë dy asistime në nëntë paraqitje në të gjitha garat.

Ai nuk ka arritur ta bindë shtabin teknik te Sevillas se meriton një vend titullari, pasi në ekip janë edhe sulmuesit Nolito, Munir el Haddadi, Luuk de Jong e Javier Hernandez. Dabour ka edhe 21 ndeshje për Përfaqësuesen e Izraelit.