Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dabiqaj thotë se ishte fitore e vështirë

Albert Dabiqaj ia siguroi fitoren Gjilanit në ndeshjen e parë kundër Liepajas, në kuadër të Ligës së Konferencës.

Dabiqaj ka thënë se ndeshja ka qenë e vështirë. Sipas tij, Gjilani ka fituar dhe në ndeshjen e kthimit do të udhëtojmë me vetëbesim të plotë.

“Ndjenjë e bukur të shënosh. Ishte ndeshje e vështirë. Kundërshtari luajti mirë fizikisht.. Ata janë në mes të kampionatit, kurse për ne ishte ndeshja e parë. Do të shkojmë me vetëbesim në ndeshjen e kthimit. Fituam por nuk luajtëm bukur. Nëse luajmë me vetëbesim do të ia dalim. Do të shkojmë atje sikur të jetë ndeshja 0:0. Shumica e lojtarëve dhanë atë që pritet”, tha Dabiqaj.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Liepaja të Letonisë.

 

Artikuj të ngjashëm