Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dabiqaj, krenari e Deçanit dhe vlerë e Feronikelit

Krenari e Deçanit është cilësuar Albert Dabiqaj pasi fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës në futboll. 

Dabiqaj luan për Feronikelin e Drenasit dhe po vlerësohet prej mesfushorëve më të mirë aktualë në futbollin kosovar. Te Feronikeli është prej verës së vitit 2017, ndërsa në edicionin e tij të dytë në Drenas fitoi titullin dhe Kupën, shkruan sot Koha Ditore.

Dabiqaj së bashku me pjesën tjetër të skuadrës tashmë ka nisur përgatitjet për ndeshjet e para evropiane. Feronikeli luan më 25 qershor me Lincolnin e Gjibraltarit në gjysmëfinale të parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Më pas i ka të garantuara të paktën edhe dy ndeshje evropiane. Për Dabiqajn paraqitja në kualifikimet e Championsit është hap para në karrierë, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë pikë të karrierës ka ardhur përmes një rrugëtimi jo të lehtë. Dabiqaj është nga Prilepi, fshat ky në Komunën e Deçanit dhe si i ri ka bërë rregullisht rrugën për në Pejë për të qenë i rregullt në stërvitje. 

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)