Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Curry kthehet nga lëndimi dhe shkëlqen

Stephen Curry është kthyer nga lëndimi për ta ndihmuar Golden State Warriorsin të marrë fitore të lehtë, 123:107, ndaj Denver Nuggets, në ndeshjen hapëse të plejofit të ligës NBA.

Curry, i cili mungoi në 12 ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit të rëndë në nyjën e këmbës, realizoi 16 pikë në 22 minuta të kaluar në parket.

Jordan Poole ishte lider me 30 pikë, në ndeshjen debutuese në plejof.

Në Konferencën e Perëndimit, Utah Jazz e shfrytëzoi mungesën e Luka Donçiqit dhe mposhti Dallas Mavericksin me shifrat 99:93.

Donovan Mitchell realizoi 32 pikë, ndërsa Bojan Bogdanoviq shtoi 26.

Minnesota Timberwolves mposhti Memphis Grizzliesin 130:117 në Konferencën e Lindjes, kurse Philadelphia 76ers regjistroi fitoren e parë ndaj Toronto Raptors këtë sezon, 131:111

Artikuj të ngjashëm