Kampionët në fuqi i janë gëzuar fitores së 13-të sezonale.
Në një mbrëmje ku Stephen Curry ishte thjesht fenomenal, gjithçka shkoi më lehtë edhe për Golden State Warriors që triumfuan në fushën e Brooklyn Nets 118:111.
Ylli i kampionëve në fuqi të NBA shënoi plot 39 pikë,7 asistime dhe 11 kërcime për 33 minuta lojë, për t’i dhuruar suksesin e 14-të skuadrës së tij, që i bashkëngjitet Houston Rockets në krye të Konferencës së Perëndimit, transmeton KosovaPress.
Pas dy disfatave rresht vjen fitorja për Los Angeles Lakers, që triumfuan 127:109 ndaj Denver Nuggets.
Lonzo Ball me triple-double ishte makina e skuadrës nga Kalifornia që iu gëzua fitores së shtatë në 17 ndeshje të luajtura.
Ball e mbylli ndeshjen me 11 pikë, 16 kërcime dhe 11 asistime, kurse më efikasi për Lakers ishte Julius Randle me 24 pikë të realizuara.
Edhe
Bronny James asiston për babain e tij, LeBronin
Fitore të rëndësishme arrin Toronto Raptors që mposht rivalët e Konferencës së Lindjes, Washington Wizards me rezultat 100:91.
DeMar DeRozan me 33 pikë, 8 kërcime dhe 6 asistime njeriu kryesor i mbrëmjes, në fitoren e 11-të të Raptors që i rendit ata në pozitën e tretë të Lindjes.