Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Curri i gatshëm ta udhëheqë edhe më gjatë Prishtinën

Trajneri Debatik Curri i është gëzuar fitores ndaj Ballkanit në çerekfinale të Kupës së Kosovës, ndërsa ka shprehur dëshirë që ta marrë drejtimin e Prishtinës.

Prishtina fitoi 2:0 ndaj Ballkanit për të kaluar në gjysmëfinale.

Curri udhëhoqi Prishtinën të mërkurën pas shkarkimit të Ismet Munishit.

“Edhe Ballkani nuk e ka pritur mirë shortin me ne, pasi jemi dy ndër skuadrat më të forta të Kosovës. Edhe pse skuadra ka qenë e lodhur marrë parasysh ndeshjet që po i luajmë çdo tretën ditë, zgjodhëm të luajmë me këtë formacion dhe në këtë mënyrë. Nga nesër fillojmë të mendojmë për ndeshjen e ardhshme dhe sigurisht se jam i gatshëm të mbetem këtu. E dua këtë klub, jam rritur dhe dëshira është të vazhdoj”, ka thënë Curri.