Napoli pritet të transferojë futbollistin e Getafes, Marc Cucurella, ka raportuar Calciomercato.it të premten.
Cucurella është i huazuar te Getafe nga Barcelona, ndërsa ka pasur një edicion shumë të suksesshëm.
21-vjeçari mund të luajë në të gjitha pozitat në krahun e majtë, ndërsa ka pesë asistime e një gol në 34 paraqitje.
Getafe e ka opsionin për të blerë Cucurellan për gjashtë milionë euro, por Barcelonës i takojnë 40 për qind nga shitja e ardhshme.
“Ka shumë klube që duan lojtarët tanë. Për shembull, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiss, më thërret çdo tri ditë”, ka thënë presidenti i Getafes, Angel Torres për Radio Marca.
Napoli synon të forcohet në pozitën e mbrojtësit të majtë. Faouzi Ghoulam pritet të largohet.