Sport

Cuadrado mungon tri ndeshje

Juan Cuadrado do t’i mungojë Juventusit në tri ndeshjet e ardhshme, shkaku i një lëndimi në muskul dhe ai pritet të kthehet në ndeshjen kundër Spezias. Kolumbiani ka pësuar një lëndim të shkallës së ulët, por do të humb ndeshjen kundër Portos, Crotones dhe Hellas Veronës, shkruan “football-italia”.

Juventusi luan ndaj Portos të mërkurën në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe do të paraqitet pa 32-vjeçarin, i cili ka kontribuar me pesë asistime në pesë ndeshjet e fazës së grupeve të “Championsit”.