Futbollisti i krahut, Juan Cuadrado pritet ta bëjë paraqitjen e parë tek Interi në ndeshjen derbi kundër Juventusit, ka raportuar “Calciomercato” të shtunën. Cuadrado këtë edicion ende nuk e ka asnjë ndeshje me Interin për shkak të problemeve fizike, të cilat tashmë i ka kaluar dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghi.
Kolumbiani pritet të jetë titullar në derbin kundër Juventusit, ndeshje kjo që zhvillohet të dielën mbrëma në Torino.
Cuadrado iu bashkua Interit para fillimit të këtij edicioni si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Juventusin. 35-vjeçari ka luajtur tetë edicione për Juventusin, ekip me të cilin ka fituar pesë tituj kampioni në Serie A.