Mesfushori i krahut Juan Cuadrado është operuar pas problemit në gjurin e majtë të cilin e lëndoi në ndeshjen e fundit në Champions League, ndaj Young Boysit.
Juventus ka njoftuar se operacioni i kolumbianit ka shkuar me sukses dhe lojtari pritet ta fillojë procesin e rehabilitimit dhe rikuperimit të plotë, transmeton KTV.
Sipas medieve italiane, 30-vjeçari pritet të mungojë rreth dy muaj.
Cuadrado, në 16 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon me Juven, ka shënuar një gol dhe ka dhuruar gjashtë asistime.