Crystal Palace ka emëruar ish-trajnerin e Interit, Frank de Boer, si trajner të ri të skuadrës.
Holandezi ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin anglez.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur që u zgjodha për trajner te Crystal Palace. Është nder i madh të vij në një klub me histori të tillë, klub që njihet në botë për fansat e tij”, ka thënë ai.
Ish-mbrojtësi i Barcelonës ka fituar katër tituj rresht në Holandë me Ajaxin gjatë viteve 2011-15.