Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Crystal Palace turpëron Arsenalin

Crystal Palace ka arkëtuar pikët e plotë të hënën në shtëpi duke e mposhtur Arsenalin me shifrat 3:0.

Ndeshja i takoi xhiros së 30-të të Premier Leagues së Anglisë.

Arsenali me humbjen e pësuar ka marrë një goditje në luftën për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve. Zë vendin e pestë me 54 pikë nga 29 ndeshje, pikë të njëjta ka Tottenhami që është i katërti. Arsenali ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Crystal Palace kaloi në epërsi në minutën e 16-të me golin e shënuar nga Jean-Philippe Mateta.

Jordan Ayew dyfishoi epërsinë në minutën e 24-të pas asistimit të Andersenit.

Fitoren e vendasve e vulosi Wilfried Zaha në minutën e 74-të për 3:0.

Te Arsenali ndeshjen e kompletoi Granit Xhaka.

Me këtë fitore Crystal Palace mban pozitën e nëntë me 37 pikë.

https://streamgg.com/v/3j1k9tgz

https://streamgg.com/v/da5v3mjc

https://streamgg.com/v/07hfq59n

Artikuj të ngjashëm