Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Crystal Palace e Evertoni barazojnë në Kupën FA

Crystal Palace dhe Evertoni kanë barazuar në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të Kupës FA. Këto dy skuadra të enjten mbrëma luajtën baras, pa gola.

Skuadra që do të kalojë tutje do të vendoset në përballjen kthyese. Rastet nuk munguan por gola nuk pati.

Vendësit madje nuk e shfrytëzuan epërsinë numerike të lojtarëve, pasi Evertoni nga minuta e 79-të luajti pa sulmuesin Dominic Calvert-Leëin, i cili u përjashtua direkt me të kuq.

Crystal Palace mbetet me një fitore në 10-të ndeshjet e fundit, ndërsa për Evertonin është barazimi i parë pas tri disfatave të njëpasnjëshme.

Artikuj të ngjashëm