Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbyllet pa fitues ndeshja Everton – Crystal Palace

Ndeshja në mes të Evertonit dhe Crystal Palaces ka përfunduar pa fitues. Kjo ndeshje e luajtur të hënën mbrëma përfundoi me rezultatin 1:1, ndërsa i takoi javës së 25-të të Premier Leagues së Anglisë.

Jordan Ayew në minutën e 66-të shënoi për Crystal Palacen, kurse golin për Evertonin e shënoi Amadou Onana në minutën e 84-t. Evertoni është në vendin e 17-të me 20 pikë, derisa Crystal Palace me pesë pikë më shumë në vendi ne 15-të.