Cristiano Ronaldo ka lënë prapa Lionel Messin, duke u renditur i pari nga bota e sportit, në listën e më të paguarve në Instagram.
Në top-dhjetëshen e më të paguarve pas Ronaldos e Messis mbeten Neymar, Zlatan Ibrahimoviq, Mohamed Salah e Gareth Bale.
Ronaldo, i cili mburret me 528 milionë ndjekës në aplikacionin e ndarjes së fotove dhe videove, fiton rreth 2.4 milionë dollarë për postim reklamues, sipas listës së të pasurve të “Hopper” për vitin 2022.
Sulmuesi portugez, i cili sapo ka nënshkruar një kontratë prej rreth 200 milionë eurosh në vit me klubin e Arabisë Saudite “Al Nassr” pas largimit nga Manchester United, promovon marka të famshme, duke përfshirë “Nike”, shampon "Clear”, “Louis Vuitton”, këmbimoren “Bitcoin Binance” dhe aplikacionin “Livescore”.
Ronaldo nuk ka publikuar një postim partneriteti me pagesë që nga 22 nëntori kur ai po tregonte një orë nga Jacob & Co, një shitës amerikan i bizhuterive dhe orëve të dorës.
Statusi i Ronaldos si sportisti më i tregtueshëm në planet, megjithatë, shihet si i rrezikuar nga Messi pas fitores së Argjentinës në Kupën e Botës muajin e kaluar.
Edhe
Ronaldo me të hyra vjetore prej 280 milionë dollarë
Messi është një nga futbollistët më të kërkuar kudo në botë aktualisht pas fitores së tij në Kupën e Botës në Katar dhe markat po bëjnë gjithçka për të pasur akses tek ai.
Ylli i PSG-së ka 414 milionë ndjekës në Instagram dhe tashmë numëron marka të tilla si birrën Budëeiser, videolojërat Call of Duty dhe eFootball, pijen energjike Gatorade, shkëmbimin e kriptove Bitget dhe firmën e syzeve artificiale Orcam si kompani që ai ka promovuar.