Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Criscito kthehet te Genoa

Mbrojtësi i krahut të majtë, Domenico Criscito, është larguar nga Zeniti për t'u kthyer te skuadra e Genoas në Serie A pas shtatë vjetësh, kanë njoftuar mediumet italiane.

Criscito 31-vjeçar, do t'i bashkohet Genoas si futbollist i lirë, pasi kontrata me Zenitin i skadon në fund të muajit të ardhshëm.

Ai me ekipin italian pritet të firmosë kontratë trevjeçare.

Criscito këtë edicion ka shënuar gjashtë gola dhe ka po aq asistime në 40 paraqitje për Zenitin në të gjitha garat.

Pjesë e Zenitit është prej vitit 2011 kur u transferua nga Genoa për 15 milionë euro. Karrierë ka bërë edhe te Juventusi.