Boksieri amerikan i kategorisë gjysmëvelter, Terence Crawford, është bërë kampioni i parë i padiskutueshëm në katër versionet më të mëdha botërore, pas 12 vjetëve, duke nokautuar boksierin nga Namibia, Julius Indongo.
Kampioni i botës në versionet WBC dhe WBO, Crawford, qëlloi me një të majtë në trup në raundin e tretë duke nokautuar kështu Indongon, që kishte brezat e kampionit në versionet WBA dhe IBF, dhe duke u bërë njëherësh kampion i padiskutueshëm. Meçi u mbajt në Nebraska të SHBA-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBoksieri i kategorisë së mesme, amerikani Jermain Taylor, ka qenë boksieri i fundit që ka mbajtur të katër brezat e mëdhenj të botës në boksin profesionist (WBC, WBA, IBF dhe WBO). Këtë e kishte arritur së fundi në vitin 2005.
“Do të thotë çdo gjë për mua”, ka deklaruar Crawford, që është i pamposhtur në 32 meçet e tij të deritashme në boksin profesionist, duke i fituar 23 prej tyre me ndërprerje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.