Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Coutinho pajtohet t'i bashkohet PSG-së

Reprezentuesi i Brazilit, Philippe Coutinho do të largohet nga Barcelona në verë dhe mësohet se ai ka arritur marrëveshje me skuadrën kampione e Francës, Paris Saint-Germain, bën të ditur gazeta "Sport" të mërkurën.

Transferimi i Coutinhos te Parisi do të hap rrugën e rikthimit të brazilianit Neymar nga Parisi te Barcelona. Zyrtarët e Parisit kanë kërkuar që një lojtar të përfshihet si pjesë e marrëveshjes për rikthimin e Neymarit te Barça, transmeton Koha Ditore.

Kështu që Coutinho pritet të përfshihet. Coutinho 27-vjeçar stinorin e fundit me Barcelonën luajti në 54 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar 11 gola dhe asistuar pesë sosh.