Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Coutinho nuk do ta ketë numrin 7, Barça e ruan për dikë tjetër

Transferimi i ri i Barcelonës, Philippe Coutinho nuk do ta bartë numrin 7 pasi klubi po e ruan këtë numër për një tjetër lojtar që pret ta transferojë.

Mundo Deportivo shkruan se Barça e ka rezervuar numrin 7 për Antoine Griezmannin, të cilin synon ta transferojë gjatë verës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Coutinhos i është rezervuar numri 14, i cili tani për tani bartet nga Javier Mascherano që pritet të largohet drejt Kinës.

Francezi tani ka një klauzolë prej 200 milionë eurove, por pritet të ulet në 100 milionë gjatë verës.

Lirimi i klauzolës do t’ia mundësonte Barçës transferimin e tij, por për të pritet të interesohen shumë klube evropiane.

Image