Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Courtois në biseda për kalim te PSG-ja

Portieri i Chelseat, Thibaut Courtois, raportohet se ka biseduar me Paris Saint-Germainin lidhur me mundësinë e një kalimi në Francë.

Belgu po kërkohet edhe nga Real Madridi, por duket se në garë ka hyrë një tjetër gjigant evropian.

Sipas “RTBF”, 25-vjeçari dhe babai i tij kanë biseduar me zyrtarët e PSG-së këtë javë për një ofertë të mundshme.

Mediumi belg po ashtu raporton se Courtois është në dyshim nëse PSG ka mundësitë që të fitojë Ligën e Kampionëve.

Artikuj të ngjashëm